I dëmtuar prej kohësh, Rodri në stërvitje me Cityn, kur mund të rikthehet në fushë
Rodri sheh dritën në fund të tunelit. Rikuperimi i mesfushorit spanjoll të Manchester City, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në gju në shtator, po shkon mirë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, Rodri i ka idetë e qarta, ai synon që të kthehet në fushë në finalen e FA Cup kundër Crystal Palace më 17 maj, ndërsa ka mundësi që të luajë edhe në Kupën e Botës për Klube (14 qershor – 13 korrik). 28-vjeçari është pjesë e skuadrës që në vitin 2019, periudhë në të cilën vinte nga Atletico.