Wed, Apr 30, 2025

Kumbulla për Barcelona-Inter: Para 3 ndeshjeve të fundit, do thoja se zikaltërit do kalojnë lehtësisht! Ekipi i Inzaghit do vuajë

  • PublishedApril 30, 2025

Kumbulla për Barcelona-Inter: Para 3 ndeshjeve të fundit, do thoja se zikaltërit do kalojnë lehtësisht! Ekipi i Inzaghit do vuajë

Marash Kumbulla po luan sezonin e parë me Espanyol dhe paraqitjet kanë qenë mjaft pozitive.

Mbrojtësi shqiptar, në një intervistë të dhënë së fundmi, është pyetur edhe për ndeshjen gjysmëfinale të Champions League mes Barcelonës dhe Interit, duke treguar përshtypjet e tij.

“Para tre ndeshjeve të fundit të Interit, do të kisha thënë se ata mund të avancojnë lehtësisht.

Tani ata vijnë në këtë lojë në një moment delikat dhe duhet të reagojnë. Barcelona është shumë e fortë: për mendimin tim, Interi do të vuajë shumë” – tha ai.


AlbaniaWeb.net