Momenti i ëmbël kur Einxhel i tregon Dagz se do bëhen prindër për herë të dytë
Einxhel Shkira ka ndarë me ndjekësit një video shumë të ndjerë dhe personale, ku shihet momenti kur i tregon partnerit të saj, Dj Dagz, se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.
Në video, Einxhel i jep lajmin Dagz-it në një mënyrë të thjeshtë, por shumë emocionuese. Reagimi i tij është plot emocion, surprizë dhe gëzim, duke bërë që ky moment të prekte zemrat e fansave.
Çifti, që u njoh dhe u dashurua në “Big Brother VIP”, duket se po e jeton me intensitet çdo hap të udhëtimit të tyre familjar dhe ky moment i ndarë në rrjete sociale është dëshmi e dashurisë dhe lidhjes së fortë që kanë ndërtuar së bashku.