Thu, May 1, 2025

“Nuk jemi në luftë me burrat”, Ilda Zhulali: Gratë në politikë sjellin ndryshim edhe në shoqëri

  • PublishedApril 30, 2025

Përmes një lidhje Skype, Ilda Zhulali, kandidate e PD në zgjedhjet e 11 majit për Qarkun e Tiranës, komentoi në emisionin “Log.” në News 24 përfshirjen e grave në politikën shqiptare. Ajo theksoi se gratë kanë evoluar edhe në Shqipëri, si në çdo aspekt tjetër të jetës.

Sipas Zhulalit, gratë tashmë përfaqësohen në mënyrë cilësore, pothuajse në të gjitha fushat, duke përcjellë zërin e tyre ashtu si dhe burrat.

“Poltika si çdo aspekt tjetër të jetës, ka evoluar. Sot ka më shumë gra në jetën publike, në biznes, në menaxhim, të arsimuara dhe në politikë padyshim. Dhe përfaqësohen në mënyrë cilësore, janë në politikë aktive, përcjellin zërin e gruas. Në PD financimi është njësoj, si për burrat, ashtu edhe për gratë’ – tha Zhulali

Endri Xhafo: PS ka 52% të listave të mbyllura janë gra, E bën më aktrative?

Zhulali: Ai trajton gratë si numra, është retorikë politike që e ka shpërndarë edhe në këtë fushatë banale dhe aspak dinjitoze, me një gjuhë jo e denjë drejtuar grave. T’u flasësh grave në mënyrë përbuzëse për bashkëshortët, mua nuk më duket e drejtë. Ne nuk jemi në një luftë mes grave dhe burrave. Përfaqësimi në politikë i grave duhet të jetë çfarë sjellin ato jo vetëm në politikë, por edhe në shoqëri. Ne e pamë që Kryeministri shtynte zëvendësen e tij në mënyrë përbuzëse.

Gratë nuk ndihen të diskriminuara, por si shoqëri patriarkale, sidomos në një garë politike, nuk kemi avantazh ndaj burrave. Gjithsesi, ka një evolim përfaqësimi i grave në mënyrë dinjitoze.

()


AlbaniaWeb.net