Thu, May 1, 2025

Pse politika i do gratë? Elsa Ballauri në Log.: Gruaja ka rol tepër të rëndësishëm në familje! Është dhe një trend…

  • PublishedApril 30, 2025

E ftuar në emisionin “Log.” në News 24, Elsa Ballauri nga Grupi i të Drejtave të Njeriut komentoi përfshirjen e grave në politikën shqiptare. Ajo theksoi se kjo shpesh vjen si pasojë e tendencave të përgjithshme shoqërore dhe jo gjithmonë nga sinqeriteti i klasës politike.

Sipas saj, gruaja ka një rol thelbësor në familje dhe shoqëri, ndërsa përfshirja e saj në politikë është kthyer edhe në një trend që partitë politike e ndjekin për të qenë më tërheqëse dhe moderne.

Elsa Ballauri ng Grupi i të Drejtave të Njeriut: Politika në tërësi është e pasinqertë. Në vende të pastabilizuara, sinqeriteti nuk është shumë i madh. Politika do të shkojë pas familjes dhe gruaja është gjëja më kryesore në familje. Gruaja ka rol tepër të rëndësishëm në familje e në shoqëri. Është edhe një trend përfaqësia politike nga gratë, janë përpjekur të jenë pak më të veçantë. Fakti që të dyja partitë politike kryesore janë fokusuar tek gratë, besoj se është për shkak të karakterit të shoqërisë shqiptare.

(AlbaniaWeb.net)


AlbaniaWeb.net