Skënderbeu ra nga Kategoria, Takaj: S’është fundi, rikthehemi të fortë
Skënderbeu nuk po kalon një periudhë të mirë, teksa do luajë në Kategorinë e Parë. Pas rënies nga kategoria, Ardjan Takaj, presidenti i korçarëve, i ka kërkuar falje tifozëve dhe ka premtuar se skuadra do rikthehet më e fortë.
Postimi:
“Të dashur tifozë të Skënderbeut,
Unë, si president i klubit, e ndjej përgjegjësinë e plotë. Ju kërkoj ndjesë të gjithëve, për zhgënjimin, për pritshmëritë e thyera dhe për dhimbjen që kjo sjell tek çdo korçar që rreh me zemër për Skënderbeun.
Por nuk jemi të mposhtur. Rënia nuk është fundi ynë. Është momenti për të reflektuar, për të pastruar, për të ndërtuar nga e para, me përulësi dhe vendosmëri. Skënderbeu do të rikthehet. Me ndihmën tuaj, me dashurinë tuaj dhe me besimin tuaj, ky klub do të ngrihet më i fortë se kurrë më parë.
Ju falënderoj për besnikërinë tuaj. Ju meritoni më shumë, dhe unë ju premtoj se do të bëjmë gjithçka për ta rikthyer lavdinë e humbur. Përpara Skënderbeu”, shkruan Ardjan Takaj.