Thu, May 1, 2025

Dinamo fiton Kupën e Shqipërisë, mund Egnatian me penallti

  • PublishedMay 1, 2025

Dinamo fiton Kupën e Shqipërisë, mund Egnatian me penallti

Dinamo triumfoi ndaj Egnatias në finalen e Kupës së Shqipërisë, të luajtur në “Elbasan Arena”. Koha e rregullt përfundoi 2-2, ndërsa për fituesin u deshën penalltitë.

Dinamovitët treguan shpejt klasin dhe pas më shumë se çerek ore lojë kaluan në epërsi. Një skemë perfekte nga goditja e këndit u finalizua me gol, falë një lëvizje abrobatike të Mandelës.

Rrogozhinasit shtojnë presionin dhe u vendosën në kërkim të golit të barazimit. Të besuarit e Tetovës ndëshkuan kundërshtarin në fundin e pjesës së parë. Lushkja dhuroi asist për Guindo, me sulmuesin që nga fare pranë u tregua i saktë.

Pjesa e dytë do ishte mjaft interesante dhe rastet nuk munguan. Ekipi i Ilir Dajës mori sërish avantazhin, një zbritje e shpejtë gjen të papërgatitur Egnatian, goditja me të djathën e Mandelës kaloi pas shpinës së portierit.

Në shtesë Ujka vendosi në provë Teqjan, e menjëhershme përgjigja e portierit, i cili neutralizoi gjithçka. Në minutën e pestë shtesë, ishte Bakajoko që me golin e tij dërgoi sfidën në shtesë.

Në të 117-tën minutë, Dinamo “tundi rrjetën” me Mandelën, por goli u anulua.

Sa i takon penalltive, Dinamo u tregua më e saktë.

Të rikthyer në një finale për herë të parë pas 15 vitesh, për Dinamon ky është trofeu i 14-të i Kupës.

Në krahun tjetër, Egnatias nuk i mbetet gjë tjetër veçse të fokusohet te “Fajnëll For”, me besimin te suksesi.


AlbaniaWeb.net