Djali i Kim Kardashian ‘hakon’ llogarinë e Instagramit të nënës së tij
Një postim i papritur në llogarinë e Instagram-it të Kim Kardashian i la miliona ndjekës të habitur dhe duket se fajtori ishte djali i saj 9-vjeçar, Saint West.
Profili i biznesmenes, i cili ka më shumë se 357 milionë ndjekës, ndau një imazh me një mesazh të çuditshëm: “Abonohuni në kanalin e Saint“, të shoqëruar nga një pamje e ekranit që shfaqej për të promovuar një kanal në YouTube me emrin e përdoruesit @S4intsking. Edhe pse postimi u fshi shpejt, njerezit nuk falin dhe komentet mbushen mediat sociale me teori dhe shaka.
“Saint, lëre telefonin e mamasë!” shkroi një ndjekës. Një tjetër shtoi me humor: “Fëmija tashmë po i menaxhon fushatat e marketingut më mirë se shumë të rritur.”
Edhe pse duket se ka qenë një përpjekje e thjeshtë dhe djallëzore për vetëpromovim nga i vogli, kjo nuk është hera e parë që Saint ka hyrë në botën dixhitale. Në vitin 2024, kanali i tij i mëparshëm u fshi pas përhapjes kontraverse të një meme kundër zëvendëspresidentes Kamala Harris. Në atë kohë, Kim kishte shpjeguar se ajo lejonte krijimin e kanalit sipas rregullave të rrepta: pa komente, pa të dhëna personale dhe mbikëqyrje të vazhdueshme.
Por ajo që dukej si një anekdotë argëtuese ka rihapur debatin rreth ekspozimit të fëmijëve të personazheve të famshëm në rrjetet sociale. Ku është vija ndarëse midis lejimit të tyre për të eksploruar kreativitetin e tyre dhe mbrojtjes së privatësisë së tyre?
Kim Kardashian’s Instagram account has been hacked by her son. pic.twitter.com/dGUH4btqbX
— ✧ (@666portals) April 30, 2025