Thu, May 1, 2025

Gizelle Bryant & vajzat e saj bojkotojnë Eminem:“Sapo e dëgjojnë në radio, e ndalin”

  • PublishedMay 1, 2025

Gizelle Bryant & vajzat e saj bojkotojnë Eminem:“Sapo e dëgjojnë në radio, e ndalin”

Ylli i “Real Housewives of Potomac”, Gizelle Bryant, ka treguar se muzika e Eminem nuk dëgjohet më as në makinën dhe as në shtëpinë e saj. “Nëse ai del në radio, vajzat e mia thonë menjëherë ‘Ndaloje, është Eminem’,” tha ajo për PEOPLE.

Arsyeja? Një padi ligjore e ngritur nga vetë Eminem në dhjetor të vitit 2023, që lidhet me përdorimin e fjalës “Shady” nga Bryant dhe ish-kolegia e saj në RHOP, Robyn Dixon, në emrin e podcast-it të tyre Reasonably Shady, si edhe në produktet promocionale të lidhura me të.

Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers III, publikoi albumin e tij legjendar The Slim Shady LP në vitin 1999, dhe pseudonimi “Shady” ka qenë pjesë e identitetit të tij artistik që atëherë.
Në vitin 2024, ai publikoi albumin The Death of Slim Shady (Coup de Grâce), duke risjellë vëmendjen mbi konfliktin me dyshën e “Green-Eyed Bandits”.

“Më duket gjithë kjo si marrëzi. E dua shumë që të mbarojë kjo histori,” deklaroi Bryant për PEOPLE në lidhje me procesin ligjor në vijim.

Sidoqoftë, ajo thekson se podcast-i “Reasonably Shady” vazhdon të jetë aktiv, duke shënuar një sukses të jashtëzakonshëm.
“Jemi akoma në ajër dhe kemi mbi 10 milion shkarkime – jemi në sezonin e pestë,” tregon ajo.