Thu, May 1, 2025

Kontrata e lobimit me SHBA/ Berisha: Nuk ka të bëjë me zgjedhjet dhe nuk ka shifër ekzakte, në fokus realiteti shqiptar

  • PublishedMay 1, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me gazetarët në Hotel “Rogner”, i pyetur nga gazetari i News24, Osman Stafa, mbi kontratën e lobimit me SHBA-në, u përgjigj

“Kontrata ka një nen, sipas të cilit palët në çdo rrethanë që ta konsiderojnë të dobishme për veten e tyre ndërpresin kontratën. As mund të flasësh për 6 mln as për 100 apo 200 mijë. Kontrata është sipas kërkesave të palëve”, tha Sali Berisha.

Së pari kjo kontratë nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet. Jo. Kjo kontratë ka një qëllim tjetër. Marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA, paraqitjen e realitetit shqiptar me të gjithë problematikat e mëdha të tij para administratës së SHBA

Nuk do ndodhë më që pa u numëruar kutia e fundit Rama të urohet.

Bashkëpunimi i Ramës me bandat e krimit është rrezik jo vetëm për rajonin, Evropën, por edhe për SHBA

Ne besojmë se çështja McGionigal është një varr i hapur dhe duhet të mbyllet.

Është marrë një avokat më të shquarit e asaj toke që ka për detyrë avokatin e kauzave të PD pranë administratës së Donald Trump

Nuk ka të bëjë me zgjedhjet. Ka një nen, neni 21 i ligjit të partive politik. Autorizon partitë të marrin ndihma, mbështetje financiare nga forcat e tjera politike, organizata dhe fondacione. Pra kontrata është 100% e bazuar në ligj.

Kontrata ka një nen, sipas të cilit palët në çdo rrethanë që ta konsiderojnë të dobishme për veten e tyre ndërpresin kontratën. As mund të flasësh për 6 mln as për 100 apo 200 mijë. Kontrata është sipas kërkesave të palëve. Një gjë është e sigurt që populli opozitar nuk ka më kauzë jetime, në atë vend të madh ajo kauzë ka një avokat të madh. Kjo kontratë me avokatin numër një ka synim mbrojtjen e kauzave të popullit opozitar nga një narkodiktator. Nuk është si historia e gruas së Bilalit, është transparente, i financuar nga patriotë shqiptarë” – u shpreh Berisha.

()


AlbaniaWeb.net