“Kuçova është transformuar falë punës së PS-së”/ Rama: Mandati i katërt për anëtarësimin në Bashkimin Europian
Kryeministri Edi Rama vazhdoi fushatën zgjedhore në qytetin e Kuçovës. Ai theksoi se falë Partisë Socialiste, ky qytet ka pësuar një ndryshim të madh.
Ai u shpreh gjithashtu se mandati i katërt i qeverisjes është i domosdoshëm për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Kuçova e ka mbështetur historikisht, pa rezervë PS dhe më vjen mirë që nuk e kemi marrë mbështetjen tuaj si diçka që e kemi në xhep. Kemi bërë aq sa kemi mundur që ky komunitet ta ndjejë ndryshimin që ka prekur të gjithë Shqipërinë.
Do vijojmë ta mbështesim Bashkinë Kuçovë me aq sa mundemi dhe qarkun e Beratit. Si e gjithë Shqipëria, edhe ky komunitet, çdo familje, ka nevojë nga mandati ynë i katërt, për përmbushjen e një misioni historik, për popullin shqiptar, për Shqipërinë. Anëtarësimin në Bashkimin Europian. Me anëtarësimin në BE, Shqipëria do të marrë 1 miliard euro në vit”, tha ai.
(AlbaniaWeb.net)