Fri, May 2, 2025

Kush do i fitojë zgjedhjet? Çupi e Kaçaj: Aleanca për Shqipërinë Madhështore formon qeverinë e vetme. Shehaj: Shqiptarët të votojnë ndryshimin

  • PublishedMay 1, 2025

Në emisionin Log. në News 24, të ftuarit dhanë një mendim të tyre sesi do të jetë rezultati i zgjedhjeve më 11 maj.

Salvador Kaçaj tha se Aleanca për Shqipërinë Madhështore formon qeverinë e vetme. Edhe Dhurata Çupi tha se aleanca e opozitës do të fitojë zgjedhjet me 70 deputete ose më shumë. Ndërsa, Agron Shehaj vlerësoi se shqiptarët duhet të votojnë ndryshimin.

Salvador Kaçaj: Aleanca për Shqipërinë Madhështore merr 20 mandate në Tiranë dhe do ta bëjë qeverinë e vetme.

Dhurata Çupi: PD është futur për të fituar zgjedhjet. Ne jemi partia që besojmë në fitore, në atë që shohim në terren, në kandidaturat e mira që kemi. Unë kam besimin se PD do të fitojë mbi 70 mandate. Ne pretendojmë të kemi mbi 50 përqind të mandateve në parlament. Nuk besoj se partitë e vogla do të marrin besim nga qytetarët.

Agron Shehaj: Edi Rama nuk do ndryshimin, edhe partitë e vjetra nuk e duan ndryshimin. Partia Mundësia është partia e tretë në Shqipëri, sipas të gjitha matjeve që bëhen. Një pjesë e shoqërisë ka vendosur të votojë për ndryshimin. Shqiptarët duhet të votojnë ndryshimin. Një gjë që nuk ka ndodhur kurrë, nuk do me thënë që nuk do të ndodhë. Ne do kemi grup në parlament të pakapshëm dhe të pakorruptuar. Për Sali Berishën unë kam këtë mendim, që si shtetas i këtij vendi, nëse akuzohet, duhet që të shkojë në gjykatë dhe të përgjigjet për akuzën, si çdo qytetar tjetër.

(d.xh-AlbaniaWeb.net)


AlbaniaWeb.net