Thu, May 1, 2025

“Në shtëpinë e BE s’do i shkojë kujt në mendje si bufit për të shkrirë SPAK”, Rama: Anëtarësimin nuk e bën dot ai që i fiket llampa dhe do gjenerator!

  • PublishedMay 1, 2025

Nga Berati, ku zhvilloi një takim elektoral me qytetarët në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, Kryeministri Edi Rama vijoi me tonet e ashpra kundër opozitës, duke ironizuar liderin e PD-së, Sali Berisha, të cilin e quajti sërish “bufi i kënetës”.

“Duke hyrë në shtëpinë e Bashkimit Europian, nuk ka më burrë që të mendojë si ‘bufi i kënetës’, që pretendon të shkatërrojë SPAK-un dhe të përmbysë drejtësinë. Askush nuk mund të luajë me liritë, të drejtat dhe barazinë para ligjit,” u shpreh Rama.

Ai theksoi se rruga drejt BE-së është e vetmja zgjedhje për të ardhmen e vendit: “Rilindasit tanë na thanë se dielli për shqiptarët lind andej nga perëndon. Ne kemi humbur trenin e historisë në të shkuarën, por sot duhet ta kapim atë, të investojmë votën për Shqipërinë europiane dhe të përmbushim profecinë e Gjergj Kastriotit.”

Rama ironizoi edhe partitë e reja opozitare, duke i quajtur “partiçka që të re kanë vetëm moshën e kryetarëve”.

“Këtë nuk do e bëjë këneta me bufin që i fiket llampa në çdo 3 minuta dhe do gjenerator. Ku t’ia gjejmë gjeneratorin? Apo me këto “partiçkat e reja” që të re kanë vetëm moshën e kryetarëve të tyre. Ju në qarkun e Beratit e kujtoni çfarë keni hequr nga një “parti e re” që nuk e zinte vendi dhe kishte oreksin më të madh se sa kishte stomakun deri sa i plasi stomaku. Ama pasojat i paguat ju”, tha ai.


AlbaniaWeb.net