PSG, Neves paralajmëron para Arsenalit: Kujdes, asgjë nuk ka mbaruar
Mesfushori portugez i PSG, João Neves, në një intervistë për CBS Sports u shpreh se asgjë nuk ka mbaruar, pavarësisht fitores 1-0 ndaj Arsenalit në gjysmëfinalen e parë të Champions League.
“Nuk ka mbaruar ende. Mendoj se ishte një lojë shumë e mirë ajo që luajtëm kundër Arsenalit, por ne e dimë se nuk ka mbaruar, ka mbetur edhe një lojë.
Ne u gjendëm në të njëjtën situatë në të cilën ndodhet Arsenali tani, kur luajtëm kundër Liverpoolit. Ne jemi gati të luftojmë në një ndeshje tjetër”.