Thu, May 1, 2025

U dëmtua dhe mbylli sezonin, Tirana publikon foton e sulmuesit pas operacionit

  • PublishedMay 1, 2025

U dëmtua dhe mbylli sezonin, Tirana publikon foton e sulmuesit pas operacionit

Sulmuesi i Tiranës, Fatmir Prengaj u dëmtua në duelin kundër Skënderbeut dhe u bë e ditur se ai nuk do të ishte i gatshëm për pjesën e mbetur të sezonit.

Sot klubi bardheblu ka pasur një foto të tijën, teksa njofton se i nënshtruar një operacioni. Ata i urojnë shërim të shpejtë futbollistit.

WhatsApp Image 2025-05-01 at 13.05.28 (1)

Fatmir Prengaj erdhi nga Vora te Tirana si një nga përforcimet më të rëndësishme të verës. Gjatë gjithë pjesës së parë të sezonit, mbi shpatullat e Prengajt ranë fatet e sulmit të Tiranës. Në një pjesë të mirë të takimeve ai ka qenë titullar i padiskutueshëm, por rendimenti i golave nuk ka qenë ai që pritej. Vetëm dy ndaj Skënderbeut në ndeshjen e fazës së parë. Për Prengajn, edhe një penallti e humbur në derbin e dytë me Partizanin, pikërisht në sekondën e fundit. Gjatë këtij sezoni, sulmuesi është aktivizuar në 31 takime, duke shënuar dy gola dhe duke qenë në fushën e lojës 1614 minuta.

E ARDHMJA – Edhe pse Prengaj në këtë moment është pjesë e Tiranës, me shumë mundësi ai do të largohet nga bardheblutë në fund të sezonit. Lojtari është në pronësi të klubit të Vorës dhe te bardheblutë ka qenë borxh për një vit, kohë kjo që përkon me me mbylljen e vitit e sezonit futbollistik. Me shumë mundësi, Prengaj do të kthehet te Vora dhe nuk do të vazhdojë aventurën e tij te bardheblutë. Për më tepër që Vora tani është ngjitur në Kategorinë Superiore dhe pret krahëhapur ish-lojtarin e saj.


AlbaniaWeb.net