Thu, May 1, 2025

VIDEO/ Aksident te 9-katëshet në Tiranë, lëndohen 2 persona që po lëviznin me motor

  • PublishedMay 1, 2025

Një aksident ka ndodhur te zona e 9-katësheve në Tiranë.

Gazetari i News24, Igli Çelmeta, raporton se dy të rinj kanë mbetur të plagosur pasi motori me të cilin po lëviznin ata u përplas.

Në vendngjarje ka mbërritur shpejt autoambulanca dhe i ka ardhur në ndihmë të lënduarve. Nga ekzaminimet e para dy personat që janë përfshirë në aksident kanë vetëm lëndime dhe jo në rrezik për jetën.

Policia është në vendngjarje dhe po shqyrton rrethanat e aksidentit.

()


AlbaniaWeb.net