Sat, Aug 9, 2025

“30 vite burg për pagat që i jepni atyre në Dubai e Spanjë”/ Berisha në Kurbin: Majlinda bashkë me Sakon e Durrësit do të shkoni tek Erion Veliaj…

  • PublishedMay 2, 2025

Nga Kurbini, kreu i PD, Sali Berisha, ka sulmuar kryetaren e bashkisë Majlinda Cara e cila sipas tij, do të shkarkohet menjëherë, me ardhjen në pushtet të PD më 12 maj.

Berisha tha se Majlinda bashkë me Sakon e Durrësit do ti bashkohen kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burg, për abuzimet që kanë bërë me fondet e bashkisë.

“Largimi i shërbimeve nga ju është gjobitje për ju. Ajo që do të shkarkohet menjëherë, Majlinda (Kryetarja e bashkisë) i them këtu para jush do të duhet të punojë ose të ketë vite burgu të paktën 30 vjet, që paguan për ata që janë në Spanjë, Dubai dhe i merr paratë e i ndan me të tjerë. Majlinda bashkë me Sakon e Durrësit do të shkoni tek Erion Veliaj, aty e keni vendin”, tha Berisha.

Sali Berisha:  Edhe prapa diellit po të shkojë do ta gjejmë dhe do ta mundim. Nuk ka shpresë për të më.

Ndaj dhe cfarë që të bësh, sado të fshihesh, je tërësi i pashpresë, do kesh fundin e cdo diktatori, fundin e merituar të atyre që u shndërruan në të keqen e kombit të vet.

Ai kalon nga sheshi, nga takimi në takim, me zyrtarët e vet, sepse dhe një i lirë kur ndodhet në takimiun e tij, i përvishet me guxim dhe e shfazon.

Jam në Kurbin, qytet që më 26 nëntor 2019, përjetoi një katastrofë natyrore të madhe. Pas 6 vitesh pothuajse s’është bërë asgjë.

Mbi 200 familje qëndrojnë në cadra jo në banesa, një seri pallatesh janë jashtë cdo standardi. Se ka mendjen Rama të zgjidhë problemet. Po ka mendje si të pasurohet si të vjedhë më shumë, si të fryjë më shumë kontot e tij bankare.

Largimi i shërbimeve nga ju është gjobitje për ju. Ajo që do të shkarkohet menjëherë, Majlinda (Kryetarja e bashkisë) i them këtu para jush do të duhet të punojë ose të ketë vite burgu të paktën 30 vjet, që paguan për ata që janë në Spanjë, Dubai dhe i merr paratë e i ndan me të tjerë. Majlinda bashkë me Sakon e Durrësit do të shkoni tek Erion Veliaj, aty e keni vendin


AlbaniaWeb.net