Aksident në aksin Çermë-Divjakë/ Përplaset nga një automjet, përfundon në spital në gjendje të rëndë drejtuesi i motorit
Aksident në rrugën e hyrjes në Divjakë.
Një automjet tip Benz ka goditur një motoçikletë në rrugën nacionale Çermë-Divjakë.
Mjeti tip Benz ka goditur mjetin tip motoçikletë dhe nga përplasja ballore e tyre drejtuesi i motoçikletës është plagosur rëndë. Ambulanca e ndodhur në afërsi të vendit të ngjarjes e ka transportuar të dëmtuarin në spitalin e Lushnjes ku është në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po dokumenton aksidentin si dhe po merr masa për disiplinimin e trafikut.
Sipas të dhënave të para nga vendngjarja drejtuesi i Benzit ka qenë në manovër parakalimi dhe ka përplasur motoçikletën.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip Benz për të hedhur dritë mbi rrethanat e aksidentit.