Fri, May 2, 2025

Anglia “pushton” Evropën, “rezervon” ekipin e 6-të në Champions

  • PublishedMay 2, 2025

Anglia “pushton” Evropën, “rezervon” ekipin e 6-të në Champions

Premier League është rikthyer sërish në nivele të larta në Evropë, kjo falë dy ekipeve si Man.United dhe Tottenham të cilat janë shumë pranë arritjes një finaleje e gjitha angleze në Europa League. United dhe Tottenham janë totalisht jashtë garë në Premier League, janë jashtë zonës euro, por nëse këto dy ekipet do të shkojnë në finalen e Europa League, atëherë Premier League do të përfaqësohet sezonin e ardhshëm në Champions me plot 6 ekipe.

Fal koeficientit në renditjen e UEFA-s, Anglia ka siguruar prej kohësh 5 vende në Champions, por në turneun më të rëndësishëm në rang klubesh shkon edhe fituesi i Europa League.

Në këto kushte, me United dhe Tottenham, nëse nuk ndodh ndonjë përmbysje e çmendur në ndeshjen e kthimit, do të duelojnë ndërmjet tyre jo vetëm për trofeun e Europa League, por dhe për të siguruar një vend në Champions sezonin e ardhshëm.

()


AlbaniaWeb.net