Kandidati i PD në Devoll, Bledjon Nallbati fton rivalët e PS në debat publik: Të dalim në shesh, përballë qytetarëve
Ndryshe nga ftesat për të debatuar në media, Bledjon Nallbati, kandidat për deputet i PD në Qarkun e Korçës, ka ftuar për debat kundërshtarët politikë, dy kandidatë të PS, në sheshin qendror të Devollit.
Nallbati ka sfiduar kandidatët e PS, Genti Lakollari dhe Gëzim Gora që të dalin së bashku para qytetarëve dhe të bëjnë bilancin e punës së qeverisë socialiste prej 3 mandatesh në pushtet.
“Unë dhe kolegia ime Jorida Mazelliu, si përfaqësuesit e Partise Demokratike dhe Aleancës për Shiperine Madhështore, do të jemi aty, në çfarëdo kohe që ju do të zgjidhni për këtë ballafaqim. Në pritje të përgjigjes tuaj, qytetarët do ta dinë se kush ka guxim të dalë ballëhapur përpara qytetarëve të Devollit dhe të prezantoje veten dhe programin elektoral të partisë që përfaqëson”, shprehet deputeti demokrat.
Ftesa e Nallbatit:
Të nderuar kandidatë,
Fushata elektorale është një periudhë e rëndësishme gjatë së cilës qytetarët njihen me ekipin e kandidatëve të partive politike dhe programin e tyre. Për partinë politike që ka qeverisur është edhe një moment për bilanc, llogaridhënie dhe transparence.
Ky është një detyrim politik dhe moral në çdo shoqëri demokratike, ndaj duhet të jetë i tillë edhe ndaj qytetarëve në Qarkun e Korçës dhe Bashkinë e Devollit.
Pikërisht për këtë qëllim, në mënyre që qytetarët e Devollit të njihen më mirë me kandidatët e tyre, programin e partive që ata përfaqësojnë dhe të diskutojnë për bilancin e mandatit të kaluar të PS, ju ftoj ju, kandidatët për deputetë të kësaj partie në Bashkinë Devoll, Genti Lakollari dhe Gëzim Gora në një debat publik përballë qytetarëve të Devollit në sheshin në qendër të qytetit.
Une dhe kolegia ime Jorida Mazelliu, si përfaqësuesit e Partise Demokratike dhe Aleancës për Shiperine Madhështore, do të jemi aty, në çfarëdo kohe që ju do të zgjidhni për këtë ballafaqim.
Në pritje të përgjigjes tuaj, qytetarët do ta dinë se kush ka guxim të dalë ballëhapur përpara qytetarëve të Devollit dhe të prezantoje veten dhe programin elektoral të partisë që përfaqëson.
()