Sat, May 3, 2025

Leverkusen piketon pasuesin e Alonsos, Bayern shton presionin për Wirtz

  • PublishedMay 2, 2025

Leverkusen piketon pasuesin e Alonsos, Bayern shton presionin për Wirtz

Të dorëzuar në garën për titull, në shtëpinë e Bayer Leverkusen kanë nisur të bëjnë llogaritë për sezonin e ri, ku pikëpyetja më e madhe është e ardhmja e trajnerit Xabi Alonso. Është e qartë që tekniku bask mbetet në pritje të Real Madrid, por në këtë pikë pengesë po kthehet Carlo Ancelotti, pasi presidenti Perez nuk dëshirojnë ta lëshojë përpara Botërorit për Klube, bllokoi kalimin e tij te Brazili.

Në çdo rast, drejtuesit e Bayer Leverkusen nuk dëshirojnë të kapen të papërgatitur, për këtë arsye kanë nisur të studiojnë treguan për të gjetur një pasues. Sipas mediave gjermane, stafi i Leverkusen ka piketuar Erik Ten Hag si pasuesin ideal të Alonso-s. Tekniku holandez u larguar nga Man.United, është i papunë, dhe i gatshëm të nis një aventurë të re.

Një tjetër pikëpyetje e fortë është edhe e ardhmja e yllit të ekipit Florian Wirtz. Fantazisti 21-vjeçar është kthyer në objektivin kryesor të Bayern Munich. Largimi i Thomas Myler ka hapur një vend për Wirtz, Sigurisht t’i rrëmbesh Leverkuseit yllin e ekipit nuk është e lehtë, por Bayern është i gatshëm t’i plotësojë palëve, klubit dhe lojtarit, çdo kërkesë ekonomike pasi Wirtz shihet si e tashmja dhe e ardhmja e futbollit gjerman.

()


AlbaniaWeb.net