Martinez në dyshim të fortë, Lewandowski në garë me kohën
Inter zhvilloi një ndeshje të madhe përballë Barcelonës, jo vetëm që dolën të pamposhtur, por u larguan edhe me pak mllef në një kohë kur nuk arritën të ruanin avantazhin e dyfishtë, ndërsa iu anulua edhe një gol për disa milimetra. Nga të paktët lojtarë që nuk arriti të linte gjurmë në këtë takim ishte kapiteni Lautaro Martinez.
“Demi” pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e majtë çka e detyroi të “parkonte në bokse” pas me fillimin e pjesës së dytë. Gjendja e Martinez është e gjitha për t’u vlerësuar pasi kapiteni rrezikon ndjeshëm edhe ndeshjen e kthimit, të martën në “San Siro”. Ndjesitë nuk janë pozitive që Martinez t’ia dalë, por stafi mjekësor do të bëjë gjithçka që “bomberi” argjentinas të jetë të paktën në bankinë.
Një nga mungesat e mëdha në super sfidën e parë ishte edhe Robert Lewandowski. “Bomberi” polak humbi aktin e parë, por kërkon me çdo kusht të jetë në ndeshjen e kthimit. Pavarësisht dëshirës së lojtari, trajneri Hansi Flick nuk dëshiron të rrezikojë, në një kohë kur ekipi i tij është në garë edhe në La Liga, ku më 11 maj kalendari i rezervon sërish Real Madrid, një ndeshje e cila pritet të vendos përfundimisht fatet e titullit në Spanjë. Maksimumi, Lewnadowski mund të jetë në dispozicion të Flick, por vetëm në bankinë.
I ndryshëm është diskutimi për Balde. Anësori i majtë është rikthyer të stërvitet me grupin dhe pritet të zbres në fushë të shtunën kundër Valladolid për të fituar disa minuta në mënyrë që të jetë në dispozicion me kohë të plotë kundër Interit në “San Siro”.
()