Rama batuta në Dibër: PS është super makinë që të çon në BE! Lërini gamorin me samarin blu…
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Dibër, bëri dhe një krahasim humoristik. Ai tha se Partia Socialiste ngjan sot me një super makinë, që të dërgon në Bashkimin Europian, ndërsa PD si një “gomar, që e ka samarin blu”.
“PS është një super makinë, që të dërgon në BE. Merr mor vëlla këtë super makinë. Ç’e do gamorin, pse do zgjedhësh gamorin, vetëm pse ka samarin blu?”, tha Rama.
Edi Rama në Dibër: Partitë e vjetra janë si LSI e dikurshme. Lëvizja Socialiste për Integrim merrte peng dynjanë për interesat e veta. Dëgjojeni vetë kur thonë se po ta kemi në dorë ne, duam zgjedhje sërish. As moçalet, as partitë e tjera nuk do arrijnë asgjë. Na duhet fuqi vendimmarrëse që të ecim përpara dhe të shkojmë në BE. Shqipëria në BE është një vend ndryshe.
Kur të bëhemi pjesë e BE-së, do të marrim para më tepër. Çështja kryesore e 11 majit është integrimi në Europë apo Shqipëria pas një plaku të pashpresë. PS është super makinë. A mund të lihet kjo super makinë dhe të hipësh gamorit, meqë gamori ka samarin blu? Merre makinën dhe shko plumb pushke në BE. Rrofshin dibranët. Rrofshin dhe gjithë burrat e Dibrës që do të ndahen nga këneta.
(AlbaniaWeb.net)