Sat, May 3, 2025

VIDEO/ Me pranga në duar dhe kokën ulur, momenti kur Florenc Çapja mbërrin në Rinas, ja pamjet e të shumëkërkuarit. Efektivët e RENEA-s e mbajnë për krahu

  • PublishedMay 2, 2025

Publikohen pamjet nga momenti i mbërritjes së Florenc Çapjas në aeroportin e Rinasit i cili sot u ekstradua nga Dubai, pas finalizimit të marrëveshjes me Policinë e Shtetit. I shumëkërkuari ka mbërritur në tokën shqiptare rreth orës 17.00.

Këto janë pamjet e para të të dënuarit me burg përjetë nga GJKKO për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentjan Beqiri në Elbasan.

Gjykata e Posaçme ka dhënë gjithashtu burgim të përjetshëm edhe për xhaxhanë e tij, Ardian Çapja.

()


AlbaniaWeb.net