Sat, May 3, 2025

Ylli i ‘Formula 1’, Max Verstappen bëhet baba për herë të parë

  • PublishedMay 2, 2025

Ylli i ‘Formula 1’, Max Verstappen bëhet baba për herë të parë

Max Verstappen dhe partnerja e tij Kelly Piquet kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, një vajze.

Përpara ditës së Çmimit te Madh të Miamit, Red Bull konfirmoi se Verstappen do të mungonte “pasi pret një fëmijë”, me mesazhin që shtonte se “gjithçka është mirë dhe ai do të marrë pjesë në pistë nesër [të premten] për fundjavën e garës”.

Që atëherë është njoftuar se Verstappen dhe Piquet kanë mirëpritur një vajzë të vogël me emrin Lily.

Verstappen dhe Piquet konfirmuan për herë të parë se ishin në pritje të një fëmije përpara finales së sezonit 2024 në Abu Dhabi. Ardhja në jetë e foshnjës do të thotë që Verstappen është tani babai i dytë në pistën e Formula 1 së bashku me Nico Hulkenberg, i cili ka vajzën Noemi Sky me gruan e tij Eglë Ruskyte.