“Do ndalem, jam i sigurt”, Guardiola: Nuk e di nëse do e mbyll, por…
Tekniku i njohur, Guardiola u shpreh në një intervistë të dhënë së fundmi, se do të bëjë një periudhë pushim, pasi t’i përfundojë kontrata me Cityn.
“Pas kontratës sime me Manchester Cityn do të ndalem. Jam i sigurt për këtë. Nuk e di nëse do të mbyll karrierën apo jo, por do të bëj një pushim.
Të gjithë trajnerët duan të fitojnë në mënyrë që puna e tyre të jetë e paharrueshme. Mendoj se tifozët e Barcelonës, Bayern Munich dhe Manchester Cityt e kanë shijuar lojën e ekipeve të mia.
Ky sezon ishte plot me mësime. Nuk ka vetëm një arsye përse ky vit ishte i vështirë, por ka shumë. Unë kam marrë gjithashtu vendime të këqija. Pra është një vit ku unë mësova shumë”, deklaroi Guardiola. Guardiola ka kontratë me Cityn deri në vitin 2027.