Sun, May 4, 2025

FOTO/ Zjarr i madh në Babrru, flakët pranë disa banesave

  • PublishedMay 3, 2025

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Babrrusë në Tiranë, duke sjellë pasiguri mes banorëve.

Vatra e zjarrit ndodhet shumë pranë disa banesave, çka ka rritur rrezikun për dëme të mëdha materiale.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për sigurinë e tyre.

(AlbaniaWeb.net)


AlbaniaWeb.net