“Gramshi është emergjencë”/ Berisha: Ky qytet do të jetë prioriteti im kryesor! 70 milionë euro do investohen çdo vit për vaditje, kullim dhe mirëmbajtje të tokës
Në fjalën e tij gjatë takimit elektoral në qytetin e Gramshit, kreu i PD, Sali Berisha, premtoi se nëse PD vjen në pushtet do ta ketë këtë qytet prioritet kryesor. Sipas Berishës, se Gramshi është emergjencë, sepse nuk ka rrugë, nuk ka ujë, nuk ka energji elektrike.
“Po, është vërtet emergjencë. Në të gjitha rrethet që di unë, Gramshi është më emergjence se të tjerat sepse Gramshi i ka potencialet e bllokuara. Nuk ka rrugë, nuk ka ujë, nuk ka energji elektrike.
Ndaj u garantoj, e kam shpallur përparësi absolute bajpasin e Elbasanit, rrugën Shkodër-Milot. Kurse si do garantoj se Gramshi do jetë përparësi absolute.
Me Armaldon të gjithë projektet me përparësi me emergjencë. Po ky është një rreth me potencial të jashtëzakonshëm, sidomos në frutikulturë dhe është krim ta zhbësh Gramshin”, tha Berisha.
()