“Jam bërë pishman për atë që ndodhi”/ Keisi flet pas përjashtimit nga Ferma VIP
Pas perjashtimit nga Ferma Vip, Keisi ka mbërritur në studio ku ju është përgjigjur pyetjeve të Luanës. Keisi tha se është bërë pishman për atë që bëri, pasi për një gjë të vogël ajo humbi diçka të madhe.
Pjesë nga biseda:
Keisi: Ndiej keqardhje që dola, por më mirë kështu se nga ndonjë vendim tjetër.
Luana: Vendimi tjetër është publiku. A je penduar?
Keisi: U pendova se për diçka të vogël humba një gjë të madhe.
Luana: Çfarë do të bëje ndryshe?
Keisi: Do të rrija aty te Fakiri.
Luana: Ti je e re Keisi, mjafton që të rikuperosh gabimet.