Sun, May 4, 2025

“Meqë pyeti ku është fituesja e primareve, ja ku jam”! Ina Zhupa reagon pas deklaratave të Ramës: E vetmja garë që njeh PS është kush do shkojë i pari në burg

  • PublishedMay 3, 2025

Kandidatja e PD për deputete në Qarkun e Vlorës dhe drejtuese politike në Sarandë, Ina Zhupa iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë takimit elektoral në qytetin bregdetar.

Në fjalën e tij, Rama pyeti ku është fituesja e primareve, ndërkohë që deputetja demokrate Ina Zhupa fituese garës brenda demokratëve në Qarkun e Vlorës reagoi nga sheshi ku ishte bashkë me ekipin.

“Meqë pyeti ku është fituesja e primarëve, JA KU JAM në krye të fushatës bashkë me ekipin për ti dhënë humbjen Ramës në 11 Maj! Po e vetmja garë që ka Rama dhe ekipi i tij është gara se kush do shkoj i pari në burg”, u shpreh Zhupa.

Reagimi i plotë:

“Edi Rama e ndoti me gënjeshtra sheshin e Sarandës sot!

Meqë pyeti ku është fituesja e primarëve, JA KU JAM në krye të fushatës bashkë me ekipin për ti dhënë humbjen Ramës në 11 Maj!

Po e vetmja garë që ka Rama dhe ekipi i tij është gara se kush do shkoj i pari në burg!!

Ricikloi gënjeshtra të vitit 2013 duke premtuar të njëjtat gjëra, a thua s’ka qenë kryeministër për 12 vjet.

Premtoi ujë të pijshëm 24 orë kur se zgjidhi për 12 vjet. Tha Saranda është kantier, sigurisht ku qepen dhe shqepën të njëjtët rrugë dhe kostot i paguajnë qytetarët. Foli për turizmin, ku kërcënoi bizneset dhe ku Saranda ska as jetë kulturore dhe as kushtet minimale.

Ndaj qytetarët do zgjedhin programin e Partisë Demokratike dhe jo gënjeshtrat e ricikluara.
Do votojnë PD-ASHM.
Do votojnë.

()


AlbaniaWeb.net