Sun, May 4, 2025

“Mos e lini votën rrugëve si letër pa vlerë…”/ Rama thirrje emigrantëve në Greqi: U bë një mishmash me postën, shkoni merreni vetë zarfin…

  • PublishedMay 3, 2025

Kreu i PS,  Edi Rama gjatë takimit elektoral në Gjirokastër duke folur për problemet e shfaqura me votën e Diasporës, i ka bërë thirrje emigrantëve të merren vetë me fletët e votimit, pa pritur që posta tua sjellë në shtëpi.

Rama tha se në Greqi u bë një mishmash me ndarjen e zarfeve, por emigrantëve u bëri thirrje që të votojnë për të marrë në duar pasaoprtën europiane.

“Këtu përfitoj nga rasti, duke shpresuar dhe besuar që na shohin nga Greqia. Ju them, ju që jeni regjistruar për të votuar. U bë një mishmash, jo DHL, jo ku e di unë se ca. Por, tanimë mundësia është.

Do ju lutesha atyre që janë regjistruar, të marrin zarfin, të marrin votën, të vendosin edhe ata për ta çuar në vend këtë amanet shekullor, për t’iu dhënë fëmijëve në Greqi dhe vetes tyre, këtë pasaportë europiane.

Shqiptarët e Greqisë e janë ata që mund ta kuptojnë më mirë se gjithë shqiptarët, se ca do të thotë. Kjo pasaportë nuk është një dokument tjetër udhëtimi, kjo nuk është thjesht që ne kur shkojmë në aeroporte të mos na nxjerrin ashtu si të huaj, si qytetarë të dorës së dytë, për të filluar të na kontrollojnë”, tha Rama.

()


AlbaniaWeb.net