Sun, May 4, 2025

“Në vend të transparencës paraqet vallet e Ballukut e Lamborghinin e Noizyt”/ Berisha në Fier: Rama, 11 maji është fundi yt

  • PublishedMay 3, 2025

Gjatë takimit përmbyllës të fushatës në Fier, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se i mungon një vizion i qartë politik, nuk ofron transparencë dhe shmang ballafaqimin publik.

Ai deklaroi se, në vend të një debati të hapur dhe të ndershëm, Rama zëvendëson diskursin politik me shfaqje si kërcimet e Belinda Ballukut, britmat e Ogerta Manastirliut dhe së fundmi, me shfaqjen mediatike të Lamborghinit të Noizyt.

Berisha deklaroi se 11 Maji është fundi politik i Edi Ramës.

“Rama në vend të debatit dhe transparencës paraqet vallet e Lubi Balluku, piskamat e Zegjinesë dhe së fundmi Lamborghinin e Noizyt. Ati ta gëzojë se e ka nga fitimet e këngëve, por ai kushton sa 50 mijë pensione. Siç kushton djegësi i Tiranës i zhdukur 130 milionë. Ka zhdukur 130 milionë euro taksat tuaja. Ku janë? Ku është djegësi i Fierit që e shëtitën vërdallë dhe sot është një llamarinë që s’punon? Ku janë 120 milionë euro të Becchetit? 21 milionë euro udhëtime me avion taksi? Ku janë  33 mijë euro shishja e Romano Kontit? Prandaj urdhri mos dilni para qytetarëve. Ai që fshihet është më i ligi. 11 maji po vjen. Edi Rama është fundi yt”, deklaroi Berisha.

(AlbaniaWeb.net)


AlbaniaWeb.net