Sun, May 4, 2025

Plot 14 sezone pa titull kampion, Dinamo ëndërron pas fitimit të Kupës

  • PublishedMay 3, 2025

Plot 14 sezone pa titull kampion, Dinamo ëndërron pas fitimit të Kupës

Trofeu i fundit i klubit Dinamo është titulli në sezonin 2009–10, i fituar më 17 maj 2010. Janë 14 sezone që Dinamo nuk shijon një trofe, në kampionat.

Dinamo kishte 22 vite që nuk e fitonte Kupën e Shqipërisë, por ia doli më 1 maj në Elbasan. Dinamo është klubi i dytë më i suksesshëm dhe më i titulluar në Shqipëri, pasi ka fituar 18 kampionate. Klubi gjithashtu ka edhe 14 Kupa të Shqipërisë, si dhe 2 Superkupa.

Skuadra e Dinamos do të marrë gjithashtu edhe një bonus të madh prej 250 milionë lekësh nëse ia del të fitojë titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë. Një të tretën e rrugës e ka bërë kur fitoi Kupën, teksa tani duhet të kalojë Vllazninë në gjysmëfinalen e “Final 4” dhe më pas të fitojë trofeun kundër njërës prej dyshes Partizani-Egnatia.


AlbaniaWeb.net