Sarandë/ Gjiknuri takim me mësuesit: Ju duhet një deputet që ka dhënë prova se di të ju zgjidhë problemet
Damian Gjiknuri, zhvilloi takim me mësues të Sarandës. Duke u shprehur mirënjohjen për pjesëmarjen e tyre në takim, Gjiknuri u shprehu vlerësime për kontributin e vazhdueshëm të tyre në edukimin e brezave.
“Të flasësh me mësuesit, është kënaqësi. Ju jeni njerëz që mësoni dhe edukoni breza. Unë vet vij nga familje arsimtarësh, tre breza arsimtarë. Gjyshi im ka qënë themelues i shkollës shqipe në zonën e bregdetit dhe në Lumin e Vlorës, në 1920. Qeveria Rama i ka dhënë prioritet pagave në arsim. Paga dhe kushtet që iu krijohen janë shumë të rëndësishme që ne të kemi mësues cilësor edhe në të ardhmen. Synimi i kryeministrit mandatin tjetër është që paga mesatare e mësuesit të shkojë 1500 euro, si dhe investimi i mëtejshëm në infrastrukturën arsimore. E vlerësoj shumë armatën tuaj, sepse jeni pjesa që edukoni breza. Do të vijojë më tej investimi në kapitalin njerëzor, pasi nëse ne kemi mësues më cilësorë dhe dinë të transmetojnë dije dhe të formësojnë karakter tek fëmijët, jo thjesht të japin dije, ne kemi përgatur gjeneratat në të ardhmen”. tha ai
Referuar kandidaturës së tij Gjiknuri iu drejtua mësuesve ” Keni një zgjedhje që është e provuar. Nëse unë marr mbështetjen tuaj dhe të qytetarëve të Sarandës, dua të jem përfaqësuesi juaj. Juve ju duhet një politikan i provuar, që di si lëvizen gjërat në nivel politik. Për Sarandën jam kandidatur që lidh mirë interesat e këtij komuniteti me atë që mund të bëjë qeveria në nivel qëndror”.
Mësuesit e pranishëm në takim, duke shprehur konsiderata të larta për figurën e Gjiknurit, e vlerësuan si kandidaturën e duhur përmes së cilit ndihen të përfaqësuar denjësisht, për faktin se është person politik që i ka dhënë provat gjatë pozicioneve që ka patur, duke bërë më të mirën për komunitetin.
()