“Të gjithë janë bufa të vegjël në tru”/ Rama sërish sulmon partitë e vogla: Farë e keqe që “polli” LSI, nuk duhet lënë të mbijë
Kryesocialisti Edi Rama, gjatë një takimi elektoral në Gjirokastër sulmoi sërish partitë e reja që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke u shprehur se ata janë farë e keqe që polli të ndjerën LSI.
“Ju e dini ckemi hequr, ajo farë e keqe sot nuk duhet lënë të mbijë e të marrë fushat e politikës. Kanë po të njëjtën gjuhë të kënetës, sharjet, akuzat e kënetës. Ndryshe nga këneta kanë vetëm një gjë. Këneta ka një buf të lodhur e të mbaruar që i fiken llambat në cdo 5 fjali, ata kanë disa të rinj vetëm në moshë, se në tru janë bufa të vegjël”, tha Rama.
()