Sun, May 4, 2025

Tentoi të korruptonte me 500 euro policin kufitar, arrestohet shqiptari në Rumani

  • PublishedMay 3, 2025

Oficeri i policisë kufitare në Timiş të Rumanisë, refuzon ryshfetin e ofruar nga një shtetas shqiptar të cilit i është ndaluar hyrja në Rumani.

Ngjarja ka kdodhur në Pikën e Kalimit Kufitar të Rrugës Stamora-Moravița, ku u shfaqën tre shtetas shqiptarë, të cilët udhëtonin me një makinë të regjistruar në Shqipëri.

Gjatë kontrollit të bazave të të dhënave operative, policia kufitare zbuloi se njëri prej pasagjerëve kishte një alarm në Sistemin e Informacionit Shengen (SIS), me qëllim refuzimin e hyrjes në Rumani. Gjatë kryerjes së kontrolleve shtesë, njëri prej shtetasve shqiptarë i ofroi punonjësit të policisë kufitare shumën prej 500 eurosh që personi me alarmin SIS të hynte në vend.

Polici kufitar e refuzoi ofertën dhe paraqiti një ankesë, e cila u regjistrua në Drejtorinë e Përgjithshme Kundër Korrupsionit – Shërbimi Kundër Korrupsionit i Qarkut Timiş dhe iu dorëzua Prokurorisë pranë Gjykatës së Timiş për hetime të mëtejshme. Oficerët e policisë nga DGA – Timiș u deleguan për të kryer aktivitete procedurale, duke ekzekutuar gjithashtu një urdhër arresti.

Si rezultat i këtyre aktiviteteve, shtetasi shqiptar fitoi statusin e të dyshuarit dhe më pas të pandehurit për kryerjen e veprës penale të ryshfetit. Hetimi vazhdon në gjendje të lirë.

()


AlbaniaWeb.net