VIDEO/ I saktë para porte, Asllani shënon me Interin në kampionat
Kristjan Asllani ka gjetur golin me Interin. Mesfushori shqiptar ka shënuar me anë të një penalltie, në sfidën shtëpiake ndaj Veronës.
Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke kaluar topin pas shpinës së portierit kundërshtar.
Për Asllanin ky ishte goli i parë në këtë sezon të Serie A, në 20 ndeshje të luajtura. Gjithashtu, 23-vjeçari ka dhuruar edhe dy asiste. Për të, ky është edicioni i 3-të në Milano.