Ylli i reality show-t “Floribama Shore” ndërron jetë në moshën 33-vjeçare
Kirk Mendes, i njohur për pjesëmarrjen e tij në reality show-n e MTV-së “Floribama Shore”, ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur bashkë-aktorja e tij, Amy Hall, në një postim në Facebook.
“Ne humbëm vëllanë tonë, mikun tonë më të mirë, zemrën tonë, Kirkun,” shkroi ajo. Amy Hall përshkroi një përvojë të fortë personale që e bëri të ndihej sikur diçka nuk shkonte. “Isha në plazh kur e ndjeva. Para se të vinte telefonata, një delfin erdhi drejt meje, sikur të më thoshte lamtumirë. Unë dhe Kirku ndanim dashurinë tonë për delfinët dhe oqeanin dhe në atë moment e kuptova”, shpjegoi ajo.
Kirk Mendas kishte qenë në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali në Miami për dy javë, pasi ishte diagnostikuar me një “rast të rëndë” të pankreatitit akut dhe sepsës. Sipas klinikës Cedars-Sinai, pankreatiti akut (nekrotik) shkakton nekrozë në një pjesë të pankreasit, ndërsa sepsa është një reagim ekstrem i trupit ndaj një infeksioni, me potencialin për të shkaktuar dëmtime serioze të organeve ose edhe vdekje.