Festë në Mynih, Bayern kampion i Bundesligës
Bayern Munchen është kampion i Bundesligës. Barazimi 2-2 i Leverkusen ndaj Freiburg kurorëzon bavarezët, që festojnë tashmë titullin e 33-të.
Barazimi 3-3 i ekipit të Kompany ndaj Leipzig, në këtë të shtunë, duket se vetëm shtyu festën, për disa orë. Bayern tregon veten edhe një herë si ekipi më i mirë në Gjermani, ku në 13 sezonet e fundit, ka fituar 12 herë.
Sa i takon renditjes në kampionatin aktual, Bayern ka grumbulluar 76 pikë, ndërsa Leverkusen ka 68 pikë.