Mon, May 5, 2025

“Ju kërkoj falje, nuk dua të bëhem barrë”, 58-vjeçari i jep fund jetës në banesë, lë pas letrën e dhimbshme të lamtumirës

  • PublishedMay 4, 2025

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në lagjen “13 Shtatori” të qytetit të Beratit, ku një 58-vjeçar ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëvarur në dhomën e gjumit të banesës së tij.

Viktima, i identifikuar si shtetasi Y. R. , u gjet i pajetë nga bashkëshortja, e cila njoftoi menjëherë policinë. Sipas burimeve zyrtare, në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune, duke përforcuar dyshimet se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Në vendngjarje, policia gjeti një letër të lënë nga viktima, në të cilën ai i kërkonte ndjesë bashkëshortes dhe shpjegonte gjendjen e tij të rënduar psikologjike.

Ai shprehej se, për shkak të përkeqësimit të sëmundjes dhe rrezikut për paralizë të plotë, nuk dëshironte të bëhej barrë për familjen.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.


AlbaniaWeb.net