Mbyllet faza e rregullt e kampionatit të vajzave/ Vllaznia renditet e para, vendosen katër ekipet që do të luajnë në ‘Final 4’
ava e 18-të, dhe njëkohësisht e fundit e kampionatit të rregullt në futbollin e vajzave, ka përfunduar zyrtarisht këtë fundjavë, duke mbyllur një sezon të pasur me gola dhe emocione.
Ndeshjet u shtrinë në katër ditë, duke nisur të enjten me sfidën mes Kinostudios dhe Lushnjes, ku kryeqytetaset triumfuan me rezultatin e thellë 8–0.
Të shtunën u zhvilluan dy takime të tjera, ku Apolonia dominoi ndaj Laçit me një rezultat të thellë 15–0, ndërsa Egnatia triumfoi me shifrat 2-0 ndaj Tiranës.
Sot u luajtën dy sfidat e fundit të kampionatit. Vllaznia fitoi në transfertë kundër Teutës me rezultatin 0–15. Në sfidën e fundit të javës dhe të kampionatit, Gramshi mposhti Partizanin, duke fituar me rezultatin 1–4.
Me këto rezultate, është mbyllur faza e rregullt e kampionatit, ku Vllaznia renditet në vendin e parë pas 18 ndeshjesh përfunduar me 51 pikë të grumbulluara.
Tashmë, ekipet e renditura në katër vendet e para – Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Partizani – do të garojnë në fazën finale “Final 4”, që do të përcaktojë kampionen e këtij sezoni.
Rezultatet – Java e 18-të:
Kinostudio 8-0 Lushnja
Apolonia 15-0 Laçi
Egnatia 2-0 Tirana
Teuta 0-15 Vllaznia
Partizani 1-4 Gramshi