Sun, May 4, 2025

Partizani, Gega: Vlerësojmë rivalin, por japim maksimumin për kualifikimin

  • PublishedMay 4, 2025

Partizani, Gega: Vlerësojmë rivalin, por japim maksimumin për kualifikimin

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega doli në konferencë para ndeshjes ndaj Egnatias (Gjysmëfinale, final-four).

 

Ndaj Egnatias ju duhet vetëm fitorja. Ju vë në presion kjo –

Gega: Një ekip që është pjesë e “Final 4” patjetër që presioni është , por duhet të jetë pozitiv. Për ne është shumë e rëndësishme që arritëm të hyjmë në “Final 4”. Ashtu siç erdhën situatat ishim nën presion por fal punës dhe performancës që patën çunat ja dolëm. Kjo është shumë e rëndësishme. Tani nuk është se kjo arritje na ka vënë në gjumë, në kuptimin e mirë të fjalës, sepse ishte i gjithë sezoni në diskutim. Nesër do shkojmë të bëjmë më të mirën dhe ta kthejmë në festë. Patjetër që Egnatia është ekip i mirë e vlerësojmë, por jemi Partizani dhe do bëjmë tonën.

Tifozët janë një armë. Cila do të jetë arma tjetër për të arritur suksesin –

Gega: Që prej ditës së parë që kam ardhur kam thënë që ne jemi ata që po i largojmë tifozët, ne jemi ata që i afrojmë. Për fatin e mirë në ndeshjen deçizive siç ishte ajo ndaj Elbasanit ata ishin aty edhe pse të them të drejtën ata asnjëherë nuk kanë munguar. Por ndaj Elbasanit u duk në pah mbështetja e tyre. Besoj se nesër do të jenë shumë më tepër dhe kjo është armë e fortë e Partizanit. E ka gjenetike Partizani pa tifoza është një lojtar mangut, me tifoza është forcë ekstra. Rëndësi ka që ne të shkojmë qartë dhe me besim. Do luajmë me një ekip të mirë, por mundësitë janë është një ndeshje e hapur. Ata kanë një avantazh , kanë planet e veta , kanë dhe barazimin që i kualifikon, por 90 minutëshi do të jetë luftë për ne.

E keni llogaritur që përballë mund të keni një kundërshtar të lodhur, pas 120 minutash që luajti në finalen e Kupës –

Gega: Nuk dua të hyj te këllqet e njëri-tjetrit. Ne respektojmë çdo situatë që kalon edhe i vlerësojmë. Edhe ne kemi qenë në një situatë që kemi ardhur pas 120 minutave dhe bëm mirë me Elbasanin. Nuk e di në çfarë gjendje janë , por ne po mundohemi ti spjegojmë duke i llogaritur në 100%.

 

Mungesa për nesër –

Gega: Kemi vetëm Herolind Shalën pasi ka ardhur vonë, më saktë 3 javë para se të përfundojë kampionati, si pjesë e re e projektit. Ka patur një tërheqje muskulore, ndërsa të gjithë të tjerët janë rikthyer. Akoma skemi vendosur asgjë. Pas pak kemi për të kryer edhe seancën e fundit. Do të punojmë me qetësi dhe me detaje dhe t’ia lem fushës nesër.

 


AlbaniaWeb.net