Partizani, Preka: E rëndësishme është fitorja, jemi forcuar si ekip
Lojtari i Partizanit, Marçelino Preka dha mendimin e tij, para takimit gjysmëfinal të Final Four ndaj Egnatias.
Sa është e mundur që Partizani të arrij nesër finalen e “Final 4” –
Preka: Kemi punuar mirë gjatë gjithë kësaj jave. Partizani është gati që nesër të japi maksimumin për të arritur fitoren.
E presim nesër një tjetër gol të Prekës –
Preka: Do jap më të mirën time për ekipin. E rëndësishme është fitorja, pastaj goli është gjithmonë bonus.
Arma plus e Partizanit në ndryshim me Egnatian –
Preka: Me ardhjen e profesorit Partizani ka treguar që është shumë agresiv dhe lufton vetëm për fitore.