Pse paraqitja e fundit e Bianca Censorit befasoi ndjekësit?
Bianca Censori ka zgjedhur një tjetër mënyrë për të tërhequr vëmendjen — dhe s’ka dështuar. Partnerja e Kanye West publikoi një foto të re në InstaStory që e riktheu menjëherë në qendër të vëmendjes së mediave dhe ndjekësve.
E ulur përtokë, me flokë të gjatë (falë një parukeje të re), balluke dhe të brendshme transparente, 30-vjeçarja pozoi me gjunjët e mbledhur që mbulonin pjesërisht gjoksin. Ajo nuk shtoi asnjë përshkrim në foto, por në rrjete sociale nuk u desh më shumë për të ndezur debatet.
Stili? Shumë shpejt u krahasua me atë të Kim Kardashian – dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh. E si për ta shtuar misterin, fansat nuk vonuan të pyesnin nëse prapaskena e këtyre paraqitjeve ka të bëjë me ndikimin e Kanye-s, me të cilin Bianca është martuar që nga dhjetori i vitit 2022.
Disa ndjekës shprehën shqetësime për imazhin që ajo po përcjell dhe ndikimin që reperi mund të ketë mbi të, ndërsa të tjerë thjesht komentuan me: “Kim, je ti?!”