VIDEO/ Vllaznia e madhe në “Arenën Kombëtare”, i tregon forcën Dinamos dhe shkon në finalen e “Final Four”
Vllaznia është kualifikuar për në finalen e madhe të Final Four. Shkodranët fituan 2-1 ndaj Dinamos në gjysmëfinalen e luajtur në “Arenën Kombëtare”.
Ekipi i Brdariç fitoi penallti pas një prekje me dorë të Mandelës, me 11-metërshin që u përkthye në gol nga i zakonshmi Bekim Balaj.
Brenda pjesës së parë, Vllaznia dyfishoi shifrat po me penallti, sërish Bekim Balaj nga pika e bardhë.
Në fillimin e pjesës së dytë, dinamovitët ngushtuan shifrat me Mandelën, duke rihapur llogaritë.
Vllaznia mbrojti me fanatizëm rezultatin dhe shkon në finale, aty ku do përballet me fituesin e çiftit Partizani-Egnatia.