Sun, May 4, 2025

Zgjedhjet e 11 majit/ Spiropali zbulon objektivat e PS: Marrim 20 mandate në Tiranë. Ja sa synojmë në rang kombëtar

  • PublishedMay 4, 2025

Drejtuesja Politike e PS në Qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka zbuluar sot në “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, në News24, se socialistët po punojnë që më 11 maj të marrin 20 deputetë në këtë qark.

Sa i përket rezultatit në rang kombëtar, Spiropali nuk ka preferuar të përmendë shifra, por se u shpreh e bindur në arritjen e më shumë mandateve se në zgjedhjet e kaluara, ato të 25 prillit 2021.

Kemi listën më përfaqësuese në Qarkun e Tiranës. Ndërsa lista e PD është një listë jo për fitore, por për menaxhimin e humbjes“, tha ajo.

“E pamundur të bësh parashikime sepse do kishte brenda edhe një arrogancë të pashmangshme nga siguria për votën. Nuk do të doja të shfaqesha para publikut si një njeri që dëshmon siguri absolute te vota. Por besoj që edhe në sondazhet më skeptike, nuk ka dyshime që PS do të marrë një shumicë edhe më të madhe se në zgjedhjet e kaluara. Objektivi për Qarkun e Tiranës, minimalja është 19 mandate, pra një mandat më shumë se në zgjedhjet e fundit, por rezultati real për të cilin po punojmë është 20 mandate”, tha ajo.

Spiropali ka pasur një mesazh edhe për të rinjtë, sidomos ata që votojnë për herë të parë.

“Një mundësi historikë që votën e parë ta hedhin për Shqipërinë 2030 në BE. Ishte ëndrra dhe pamundësia jonë, ne nuk i kishim këto mundësi që kanë të rinjtë sot. Prisnim muaj të tërë për një vizë studimi”, tha ajo.

()


AlbaniaWeb.net