Garë e “frikshme” për Champions, Bologna e Juve ndahen në paqe, Atalanta forca e 3-të e kampionatit
Bologna dhe Juventus nuk i bëjnë dëm njëra tjetrës, me sfidën e mbrëmjes së të dielës në “Dall’Ara” që mbyllet pa fitues në barazim 1-1, duke e lënë plotësisht të hapur garën për vendin e 4 në Serie A.
Juve e nisi shumë mirë sfidën teksa arriti të gjente golin e avantazhit,teksa do të vinte minuta e 9 aty kur Kephren Thuram me një goditje të fortë në hyrje të zonës do të mposhte Skorupsin. Reagimi i Bolognës ishte i menjëhershëm, teksa Freuler do të kërkonte një 11 metërsh, pas kontaktit me Mc Kennie, por loja do të vijonte sipas gjyqtarit kryesor.
Pjesa e dytë do të niste me gol për Juventus me Cambiason që me një kthesë të bukur do të gjente rrijetën e vendasve, por goli do të anulohej me ndihmën e VAR për një pozicion jashtë loje milimetrik. Nga një gol i anuluar tek një i shënuar. Freuler përfiton nga rrëmuja në zonën e “Zonjës së Vjetër” dhe gjen golin e barazimit. Barazimi 1-1 do të ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes me Juventusin që ruan vendin e 4 me 63 pikë, një më shumë se sa bolonjezët. “Juve, Champions i frikshëm”, është ky tituli kryesor i torinezes “Tuttosport”, që nënvizon garën e forte që pritet të jetë deri në fund të sezoni për vendin e 4, që të dërgon në Champions sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë sikundër pritej Atalanta do ta kishte thjesht një formalitet fitoren ndaj Monzës së vendit të fundit dhe në fakt kështu do të rezultonte. Bergamaskët fituan me poker golash duke konsoliduar pozitat si forca e 3 në kampionat. Golat për ekipin e Gasperinit u realizuan nga De Ketelare me dopietë, Lookman dhe Brescianini. Berat Gjimshiti u aktivizua si titular në këtë takim dhe luajti për 76 minuta lojë. Pas kësaj humbje Monza e Alessandro Nestës është zyrtarisht skaudra e pare që i jep lamtumirën Serisë A, duke zbritur nga sezoni i ardhshëm në Serinë B, pas 3 viteve si pjesë e elitës së futbollit Italian.