“Në shtabin e PD janë 5 amerikanë që punojnë natë e ditë…mbajnë lidhje me LaCivita-n/ Mediu: Kush i paguan izraelitët që punojnë për PS?
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin “LOG.” në Neë24, deklaroi se megjithëse LaCivita nuk qëndron gjithë kohës në Tiranë, ai mban kontakte permanente me shtabin e tij elektoral që qëndron në selinë e PD.
Mediu dha detaje nga puna e 5 amerikanëve, staf i ngushtë i LaCivita-s që sipas tij, punojnë ditë e natë dhe çdo mesazh që përcillet nga kandidatët e PD i kalon drejtuesit të shtabit elektoral.
Fatmir Mediu: LaCivita ka folur në mënyrë fare të hapur për “non gratën” duke e quajtur një ardhur për të menaxhuar fushatën elektorale të PD dhe unë mendoj se marrëdhënia me të ka sjellë qasje tjetër në raport me qytetarët.
Ne kemi vënë në lëvizje mekanizmat për një qëndrim të DASH dhe Kongresit për zgjedhjet në Shqipëri, prej kohësh si një opozitë e organizuar për një gjë krejt normale që duhet të ketë Shqipëria, për zgjedhje të lira e të ndershme. Sepse Shqipëria është vend anëtar i NATO-s.
Ka një kontakt permanent me LaCivitan, në PD ka një shtab me 5 veta, cdo mesazh kalon përmes tyre që janë non stop te PD që punon. Çdo mesazh që përcillet kalon përmes këtij kanali tek LaCivita. Po pse nuk keni shtruar njëherë një pyetje. Kush punon tek PS. Kush i paguan ata që punojnë te PS. A e dini që ka një grup izraelitësh që punojnë me Ramën, i dimë dhe emrat.
()