Mon, May 5, 2025

Protesta e banorëve në Hotolisht, përfaqësuesit e Avokatit të Popullit vëzhgojnë nga afër pas denoncimeve për dhunë

  • PublishedMay 5, 2025

Banorët e zonës së Hotolishtit në Librazhd kanë vijuar ditën e sotme protestën e tyre të radhës pas shpërfilljes së vazhdueshme nga ministrja e Infrastukturës, Belinda Balluku.

Ata kërkojnë shpronësime me çmimet e tregut dhe ndërtimin e tunelit në mënyrë që fshati të mos preket nga projekti i Korridorit VIII.

Raportohet se në protestën e sotme janë prezentë edhe 4 përfaqësues nga institucioni i Avokatit të Popullit.

Kjo prezencë raportohet se ka ardhur pas denoncimeve të banorëve për dhunë ndaj tyre në protestën e fundit, që u mbajt të premten.


AlbaniaWeb.net