“Sondazhe mashtruese”, Fatmir Mediu në “Log”: Nuk ka logjikë që Opozita nga 17 mandate të përfundojë në 12 të tilla

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News24 të drejtuar nga Endri Xhafo, u shpreh se nuk ka logjikë kur disa thonë se opozita do të marrë 12 mandate në Tiranë, kur ne kishim 17 të tilla.
Mediu gjithashtu vuri theksin se kandidatët në Qarkun e Tiranës të koalicionit ASHM kanë bërë një fushatë qytetare, jo fyese dhe duke mos u marrë me sondazhe mashtruese.
“Nuk ka asnjë logjikë që një opozitë nga 17 mandate të zbresë në 12. Në Tiranë fitojmë më shumë nga të tjerët. Votat e partive negative nëse janë djathtas.
Unë besoj që në garën tonë ka njerëz me cilësi të jashtëzakonshme, me një mision jo vetëm për veten e tyre, por edhe për koalicionin. Kanë korrektesë.
Sa më shumë të përcillet mesazhi ynë, aq më shumë bindës bëhet. Kjo fushatë, kontakte me qytetarin, pa fyerje dhe pa sondazhe mashtruese. Më pëlqeu fjala e Berishës kur tha më jepni 100 ditë dhe do të nisim ndryshimin e madh.”
()
